Parakalim i Karnavalit të Vevçanit, dominojnë maskat e politikanëve

Parakalim i Karnavalit të Vevçanit, dominojnë maskat e politikanëve

Gazetar: Miki Trajkovski

Ish-ministrat e BDI-së, Grubi, Besimi dhe Shaqiri, duke luajtur futboll në zyrën e Grubit, si dhe kërkimi pas Grubit, i cili është në arrati, ishin më interesantet, ndër qindra maskat, të cilat shkaktuan vëmendjen më të madhe në Karnavalin e Vevçanit sivjet. Ishin edhe maskat, planeti i majmunëve, i frymëzuar nga filmi me të njëjtin emër, Lotaria Shtetërore, administrata bullgare në Maqedoni, kryeministri Mickoski, Mijallkovi me Ferrari si dhe maskat tradicionale, dhëndri dhe nusja, gushti budalla dhe djajtë.

“Ne jemi futbollistë. Ne jemi nuse futbolliste. Secili do të luajë kundër secilit. Luajmë të gjithë kundër secilit”, tha një pjesëmarrës.

“Unë jam ministër i Financave i Maqedonisë. Tani duam të driblojmë pak, është për hir të rendit dhe për të bërë tonën. Ne kemi festë dhe do të luajmë futboll në vendin tonë”, tha një tjetër.

“Ja ku jam, nëse më duhet të përballem me drejtësinë, do të përballem me drejtësinë. Unë jam Grubi”, tha një tjetër.

“Unë jam bullgar, administrator, kjo është Vatasha. Unë jam hero maqedonas. Nëse shikoni, këtu shkruan Vatasha., këtu është Maqedonia, Maqedonia Bullgare”, shtoi një i maskuar tjetër.

Kryetari i Komunës Spase Koçoski shprehet se komuna kurrë nuk ka njohuri për maskat, duke pasur parasysh se vitet e fundit disa nga maskat kanë shkaktuar revoltë të madhe në publik, madje edhe probleme ndërshtetërore, siç është djegia e flamurit bullgar në vitin 2019.

“Komuna nuk i di asnjëherë maskat, i dinë vetëm ata që i maskojnë dhe vajza ime e vogël po maskohet dhe unë do ta shoh, tani në parakalimin, çfarë lloj maske ka. As farefisi më i afërt nuk i di maskat dhe kjo është bukuria e Karnavalit të Vevçanit. Ne lejojmë këto dy ditë, të mos na kuptoni në kuptimin negativ, secili do të bëjë si të duan, por atmosfera do të jetë e njëjtë si çdo vit. Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë”, tha Spase Koçoski – Kryetar i Komunës së Vevçanit.

Banorët e Vevçanit thonë se jetojnë për këtë ditë, gjithë vitin.

“Ai është shumë i rëndësishëm. Kjo është e vetmja ditë që është më e vlefshme për ne”, theksoi një banor i Vevçanit.

“Po të veshësh brirë është punë e djallit. Buka, rakia, gajdet, tradita , kostumin e konsideroj normale, por brirët dhe ato maska për të mos parë se çfarë janë, gjëra të tilla duhet të harrohen. Janë gjëra pagane”, shtoi një tjetër banor.

Karnavali supozohet të jetë aq i vjetër sa vetë fshati, më shumë se 1400 vjet. Mbaron nesër me djegien e maskave, në mes të fshatit, në mesditë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button