Paralajmërim për tifozët që shkojnë në Katar: Nuk ka mbajtje për dore

Tifozët që do të shkojnë në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Katar nga data 20 e këtij muaji, do të duhet t’i përmbahen kulturës së mikpritësit, paralajmëroi policia.

Paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit është se tifozët që vijnë në vendin e Gjirit nuk duhet të mbajnë duart në publik, madje edhe me partnerët e tyre të seksit të kundërt.

MPJ e Katarit beson se tifozët anglezë do të jenë më problematikë, ndaj ka përgatitur paralajmërime speciale për ta, dhe po merr masa të veçanta vetëm për ta. Në një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, 15 forca speciale britanike do të veprojnë si një zonë tampon midis tifozëve dhe forcave lokale potencialisht të rrezikshme në një përpjekje për të de-përshkallëzuar çdo problem. U bëhet thirrje të gjithë tifozëve që të shmangin çdo provokim ndaj autoriteteve të Katarit.

Katari ka punësuar forca shtesë policore nga Turqia dhe Pakistani për të ndihmuar policinë e Kupës së Botës.

“Oficerët tanë do të jenë aty për të provuar të hyjnë dhe të qetësojnë gjërat nëse është e nevojshme. Ne nuk jemi polici morale dhe nuk do t’u themi njerëzve të mos protestojnë. Është një problem lokal. Ne duam vetëm të kujdesemi për tifozët. Gjëja e fundit që duam është që dikush të shkaktojë ofendim pa dashje, kështu që nëse shohim se ka diçka që mund të shkaktojë një problem, ne mund të shkojmë dhe të përpiqemi të de-përshkallëzojmë situatën, “tha shefi i Cheshire, Mark Roberts, polici i lartë i futbollit britanik.

Për kujtim, kapitenët e vendeve britanike Anglia dhe Uellsi premtuan se do të mbajnë një shirit kapiteni në ngjyrat e ylberit me të shkruar “One Love” në Kupën e Botës. FIFA ende nuk ka komentuar për këtë çështje, e cila padyshim është një provokim për Katarin e mbyllur.

LEXO EDHE:

Back to top button