Paralajmërime për valën e katërt/ Franca regjistron mbi 2.600 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 2.600 raste të reja me COVID-19. Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se me 2.683 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.780.648, ndërsa me 24 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 111.164.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 8.044 persona, prej të cilëve 1.123 në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 34.329.183 ndërsa 23.839.666 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran paralajmëroi se vala e re në pandeminë e COVID-19 mund të vijë në verë.
Ai deklaroi se një të tretën e rasteve të reja e përbën varianti Delta i cili përhapet më shpejt. “Kërcënimi i variantit Delta është i vërtetë. Mund të na prishë verën, pushimet tona”, tha Veran.
Duke i bërë thirrje popullit francez që të vaksinohet, Veran tha se brenda orarit të punës mund të vaksinohen të gjithë pa dallim privat apo publik./AA