Parashikimi i motit
Parashikimi i motit

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të natës në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 34 gradë. UV=7.