Parashkoi dy fituesit e fundit të botës, Argjentina do jetë kampion

Kombëtraja e Argjentinës do të fitojë Kupën e Botës 2022 në Katar, e para në histori që do të luhet në vjeshtë.  Për të parashikuar triumfin e “Seleçion”, siç raporton “Mundo Deportivo”, nuk ishte ndonjë algoritëm, por diçka e ngjashme, një parashikim matematikor i bërë nga Joachim Klemen, i cili me profesion punon si agjent burse, por që në sektorin e parashikimeve të futbollit krenohet gjithashtu me një të kaluar më se të jashtëzakonshme.

Tashmë ai ka parashikuar përmes sistemit të vet të llogaritjeve si suksesin e Gjermanisë në “Brazil 2014”, edhe atë të Francës në “Rusia 2018”.

“Albiceleste” shpreson që Klemen të godasë në shenjë me parashikimin e tretë radhazi, për kënaqësinë e një shteti që tradicionalisht jeton me futbollin dhe sapo ka parë kombëtaren e tij duke ngritur një trofe, “Copa America” 2021, pas 28 vitesh agjërim.

Argjentina deri më tani ka fituar dy Kupa Bote, një në shtëpi më 1978 dhe tjetra më 1986 në Meksikë. Kjo e fundit lidhet me kujtimin e bëmave të Diego Armando Maradona.

Në detaje, sipas përllogaritjes, Argjentina do të mund në finale Anglinë, pasi të ketë eliminuar në gjysmëfinale Spanjën.

LEXO EDHE:

Back to top button