Parashutistët ukrainas hedhin në erë tankun rus – publikohen pamjet e sulmit

Parashutistët ukrainas hedhin në erë tankun rus – publikohen pamjet e sulmit

Ky është momenti kur parashutistët ukrainas shkatërrojnë tankun rus në një zonë të gjelbëruar.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin tankun rus duke lëvizur në një fushë të gjelbëruar kur krejt papritmas goditet nga një predhë e ushtrisë ukrainase – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Tanku rus përfshihet i tëri nga zjarri dhe më pas ngritet një re e tymit të zi, e lokacioni i këtij sulmi nuk është bërë i ditur për arsye sigurie.

Sulme të tilla me armë të sofistikuara perëndimore nga ana e ukrainasve janë shpeshtuar. Madje nga kundërofensiva e tyre, rusët janë tërhequr nga shumë rajone.

E në Kherson, zyrtarët pro-rusë kanë filluar evakuimin e banorëve nga frika se kundërofensiva do të zgjerohet, dhe të fillojë të bëhet me e ashpër në atë rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button