Paratë e shitjes së Çellsit janë ende të “paprekura”!?

Paratë nga shitja e Çellsi janë ende të paprekura në një bankë në Britaninë e Madhe. Kështu bën të ditur portali “Athletic”. Domethënë, edhe pse në muajin maj bëhen tre vjet nga shitja e klubit, kur Tod Bolej e bleu atë nga Roman Abramoviç, për 2.5 miliardë paund, askush deri më tani nuk i ka përdorur ato para dhe dihet pse.

Bëhet e ditur se në atë kohë u njoftua se paratë do të përdoreshin për qëllime humanitare në Ukrainë, pasi u sulmua nga Rusia. Dihet gjithashtu se autoritetet në  Britanianë e Madhe, thjesht e detyruan manjatin rus të shesë Çellsin. Abramoviç e bëri këtë, duke u mburrur se paratë nuk do të shkonin në xhepin e tij, por për kauza humanitare në Ukrainë.

Megjithatë, që atëherë e deri më tani, ato miliarda kanë mbetur të paprekura. Organizata që regjistron dhe rregullon bamirësitë në Angli ka konfirmuar se nuk ka marrë një aplikim për të krijuar një fondacion për të shpërndarë paratë e mbledhura nga shitja e Çelsli.

LEXO EDHE:

Back to top button