Paratë “nën jastëk” mund të investohen në bono civile

Paratë “nën jastëk” mund të investohen në bono civile

Gazetar: Adnan Qaili

Nga qershori, qytetarët paratë që i kanë kursyer nën jastëk mund t’i investojnë në bono civile, masë e re e shtetit e cila do të t’u kthejë kamatë interesi më të lartë se bankat private. Një bono do të kushtoj së paku 10 mijë denarë, por deri në deponimin e limitit ligjor, askush nuk do të pyet për origjinën e parave. Kjo ka ngritur dilemat e njohësve të fushës që mund të ekzistoj rreziku për larje parash. Nuk dihen ende sa do të jetë limiti më i lartë që një person fizik mund të investoj në bono civile, por nga Banka Popullore thonë se çdo qindarkë e kaluar mbi 10 mijë euro do të verifikohet për origjinën e parave të futura në sistem. Masa e re e bonove civile, nuk do të jetë rrezik për pastrim parash, tha guvernatorja Anita Bezhovksa.

“Sa i përket mekanizmave për parandalimin e pastrimit të parave, ato edhe tani janë në funksion dhe mbeten të pandryshueshme. Mundet që dikush nga qytetarët kanë kursyer para ‘poshtë jastëkut’ të investojnë, por mbeten në fuqi të gjitha masat e tjera për verifikimin e origjinës së parave dhe parandalimin e rrezikut të pastrimit të parave”, deklaroi Anita Bezhovska, Guvertantore.

Këto reagime erdhën pasi nga qershori shteti do të japë bono civile, ku qytetarët mund të investojnë paratë e kursyera në dy letra me vlerë vjetore. Shuma minimale është 10.000 denarë, kamata ende nuk është përcaktuar, por do të jetë më e lartë se ajo e dhënë nga bankat dhe më e ulët se huamarrja nga jashtë, apo Eurobondi. Nëse normat e interesit të bankave për 24 muaj janë mesatarisht rreth 2.5%, dhe ato të jashtme 6.25%, sipas llogaritjeve, kamata që qytetarët do përfitojnë do të jetë mesatarisht 4,7% për paratë e investuara. Me masën e re, ministri Besimi dje tha se pret që të grumbullohen rreth 50 milionë euro, para të cilat do të zbusin huamarrjen e jashtme nga Eurobondi me kamatë më të lartë.

“Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se vlera e parave nën jastëk, sidomos në kohë inflacioni, bie. Tani kemi pasur inflacion të lartë dhe qytetarët e kuptojnë lehtësisht se është mirë të investojnë paratë e tyre në vend që t’i mbajnë. Nëse u duhen para mund t’i investojnë në bono civile që është masa e re”, thonë nga Ministria e Financave.

Sa për krahasim, nga e masa e njëjtë të bonos civile, në Kroaci janë investuar 500 milionë euro. Interesimi i lartë i treguar nga kroatët kjo masë ka tejkaluar çdo pritshmëri, e cila pritet të jetë edhe në vendin tonë. Por, këtu reaguan edhe bankat private, të cilat vlerësojnë se shteti po u bëhet konkurrent në treg dhe ekziston rreziku që qytetarët paratë e depozituara në banka t’i tërheqin për të investuar në bono civile, të cilat i garanton shteti me kthim më të lartë të kamatës së interesit për dy vite. Por autoritet thonë se 50 milionë euro nuk do të paraqesin rrezik në disbalancën e tregut bankar përveç përfitim të të dyja palëve. /Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button