Paratici flet për të ardhmen e Ronaldos te Juventusi

Porto bëri befasinë duke e eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve. “Bianconerët” pavarësisht që ishin me një lojtar më shumë, nuk ia dolën që të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale. Disa mediat raportuan e nëse “Zonja e Vjetër” nuk kalon në çerekfinale, skuadra italiane do të ndahet me Ronaldon.

 

 

Drejtori sportiv Fabio Paratici reagoi i pari duke theksuar se portugezi ka kontratë deri në vitin 2022 dhe se rinovimi nuk është problem që duhet zgjedhur menjëherë, ngase ka kohë.

“Ka edhe një vit në kontratë që skadon në qershor të 2022. Kontrata e Ronaldos nuk është problem i menjëhershëm në agjendën tonë, ka ende kohë që të flasim për të”, deklaroi ai.

Tani, Juventus tërë vëmendjen do ta rikthejë në Seria A, ku renditën në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë, 10 me pak se Inter, por skuadra e drejtuar nga Pirlo ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button