Paris, 100.000 policë do të zbatojnë orën policore për Vitin e Ri

Parisi do të mobilizojë 100.000 policë për të shpërndarë ahengjet dhe për të zbatuar orën policore kundër koronavirusit në prag të Vitit të Ri.

Plani është të parandalojmë trazirat, si në vitet e mëparshme, kur një numër automjetesh u dogjën në natën më të hareshme.

Ministri francez i Punëve të Brendshme Zherald Darmanin ka urdhëruar një prani të dukshme të policisë në qendër dhe periferi kur fillon ora policore nga ora e 20:00.

Gjatë mbrëmjes, gjysma e linjave të metrosë do të mbyllen, transmeton Bi-Bi-Si.

Darmanin bëri thirrje gjithashtu për shqyrtimin e masës për të ndaluar transportin publik në të gjithë vendin.

Në Francë, koronavirusi deri më tani është konfirmuar tek 2,6 milionë persona, duke e bërë atë vendin e pestë më të infektuar në botë, me mbi 64.000 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button