Parisi dhe Madridi, stacionet e dy sfidave të çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkure) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Ligën e Kampionëve. Pas dy ndeshjeve spektakolare ditën e martë, ku Real Madrid dhe Man City luajtën baras 3-3 dhe në barazim përfundoi edhe sfida Arsenal – Bajern Munihu 2-2, sot do të zhvillohen dy sfida të tjera.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në stadiumin “Parc de Princes”, ku Paris Sen Zhermeni pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Atletiko Madrid do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë në “Vanda Metropolitano”. Të dyja sfidat e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve fillojnë nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button