Parkoi veturën ku i erdhi më mirë! Metoda e pazakontë e konfiskimit!

Parkoi veturën ku i erdhi më mirë! Metoda e pazakontë e konfiskimit!

Sot teknologjia vërtetë është e “mençur”, por njerëzit që menaxhojnë me të janë çdo herë e më kreativ.

Nganjëherë në vend se të sorollateni duke menduar metoda të komplikuara, është më e lehtë të bëhet me disa metoda që njihen si “tradicionale”.

Një Mercedes që ishte parkuar ilegalisht para një objekti në Kinë, është larguar nga ai vend duke përdorur një pirunar për transportimin e mallrave.

Videoja e publikuar më poshtë në Instagram nga përdoruesi @supercar.fails, shfaq veturën e klasit A të parkuar aty ku nuk është dashur të parkohet.

Megjithatë një burrë i afrohet me pirunar dhe e ngrit lart duke e vendosur më pas në një kamion. Mjaftoi një lëvizje e pakujdesshme që vetura luksoze të bie në tokë dhe të shkatërrohet.

Por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe vetura u largua pa pësuar ndonjë dëmtim. E për shoferin e saj akoma nuk dihet nëse është dënuar për parkim ilegal.

LEXO EDHE:

Back to top button