Parlamenti i Kirgistanit emëron Sadyr Zhaparov kryeministër të ri
Parlamenti i Kirgistanit emëroi Sadyr Zhaparov për kryeministër, i cili u lirua nga burgu të martën nga mbështetësit e tij që protestuan kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 4 tetorit, raporton Anadolu.
Gjatë mbledhjes në Rezidencën Shtetërore Ala Archa në kryeqytetin Bishkek, 63 anëtarë të parlamentit aktual miratuan unanimisht postin e ri të Zhaparov dhe kabinetin e tij.
Protestat në Kirgistan filluan të hënën, ku popullata hyri në parlament dhe ndërtesa të tjera dhe u përplasën me policinë, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Të martën, kryeministri Kubatbek Boronov, së bashku me Dastan Jumabekov, kryetarin e parlamentit të vendit, njofuan dorëheqjen e tyre për shkak të krizës.
Komisioni zgjedhjor në Kirgistan anuloi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
Para anulimit të rezultateve, komisioni njoftoi se vetëm katër nga 16 partitë arritën të kapërcejnë pragun parlamentar.
Që nga e diela, mbështetësit e partive që nuk arritën pragun njoftuan mosnjohejn e rezultateve të zgjedhjeve, duke pretenduar se procesi zgjedhor nuk ishte i drejtë.
Përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë lanë një person të vdekur dhe 590 të tjerë të plagosur.