Parma firmos me talentin nga Kosova

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Ledian Sahitaj, i cili ka luajtur për Zvicrën U16, në verë u bashkua me skuadrën italiane.

Sahitaj kishte qenë pjesë e moshave të Zurich dhe fillimisht në Itali u stërvit me ekipin e 19-vjeçarëve të Parma. Pasi i kishte bërë 18 vjeç në janar, italianët nuk kanë humbur kohë dhe i kanë ofruar kontratën e parë si profesionist Ledianit.

Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2024 dhe do ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij me klubin që garon në Serie B.

LEXO EDHE:

Back to top button