Partia në pushtet në Korenë e Jugut kërkon largimin e presidentit
Partia në pushtet në Korenë e Jugut kërkon largimin e presidentit

Shefi i partisë në pushtet në Korenë e Jugut kërkoi që presidenti i vendit, Yoon Suk Yeol, të largohet nga detyra, duke paralajmëruar se ka një “rrezik të madh” që presidenti të tentojë që sërish të shpallë gjendje lufte. Ditë më parë, Yoon shpalli gjendje lufte, por u detyrua të tërhiqte vendimin pasi ligjvënësit u përballën me ushtrinë në Parlament dhe votuan për ta zhbërë vendimin dhe mijëra njerëz protestuan jashtë Parlamentit. Han tha se ka “prova të besueshme” që sugjerojnë se presidenti kishte urdhëruar arrestimin e politikanëve kryesorë. Opozita veçse ka iniciuar një mocion për të rrëzuar nga pushteti Yoonin, që pritet të votohet të shtunën, por ende është e paqartë nëse ka vota të mjaftueshme që ky mocion të kalojë.
“Dëgjova nga një burim i besueshëm se presidenti urdhëroi komandantin e kundërzbulimit të arrestonte politikanët kryesorë, bazuar në akuzat për aktivitete antishtetërore. Presidenti nuk po pranon se ishte gabim shpallja e gjendjes ushtarake. Duke pasur parasysh faktet e reja që kanë dalë në dritë, unë besoj që pezullimi i menjëhershëm i detyrave të presidentit është i nevojshëm për të mbrojtur Republikën e Koresë dhe njerëzit e saj”, tha Han Dong Hun, Partia Popullore. /Alsat.mk