Partitë politike, burim i dezinformatave

Partitë politike, burim i dezinformatave

Gazetare: Ajnur Bafqari

Lajme të rrejshme, spekulime apo premtime të parealizueshme…  Anëtari i komisionit Antikorrupsion, Goran Tërpenovski thekson se është shumë e vështirë të përcaktohet se në cilën prej këtyre tre kategorive bien premtimet dhe përurimet e përsëritura të ministrave për projektet e parealizuara e të cilët disa herë me rradhë prolongojnë afatin për përfundim të punimeve të caktuara.

“Është një debat i madh lidhur me atë se çfarë është lajm i rrejshëm, spekulim, a është premtim i parealizuar dhe në këtë det të dezinformatave që mbizotëron unë vetëm një gjë shkurt do ta thoja, ja si një dilemë. Për shembull premtimi i një ministri se autostrada Strugë- Kërçovë do të hapet deri në dhjetor, a është ky një lajm I rrejshëm, spekulim, e pavërtetë, apo një premtim i parealizuar i një politikani, si do ta trajtojmë në këtë det të dezinformatave,” tha Goran Trpenovski, Anëtar I Komisionit Antikorrupsion.

Nga Shoqata e gazetarëve nuk kanë të dhëna konkrete për para të huaja që qarkullojnë në vendin tonë e që kontribuojnë në shpërndarjen e lajmeve të rrejshme, por nga UNDP thonë se 70 përqind e popullatës në Maqedoninë e Veriut janë të prirur të mos verifikojnw informacionet.

“Gjithçka që do të thoja do të ishte në nivel të spekulimit prandaj nuk do ta them. Situata faktike thotë se nuk ka procedurë gjyqësore kur bëhet fjalë për keqpërdorim në fushën e mjeteve të huaja për aktivitete të caktuara, madje edhe për shpërndarje të lajmeve të rrejshme. Mendoj se përqindje nëse ka më shumë ose më pak tani është shumë vështirë të nxiret,” deklaroi Dragan Sekullovski, Drejtor Ekzekutiv I SHGM-së.


“Deri në 70 përqind, qytetarët kanë tendenca të besojnë në informata të rrejshme pa i konfirmuar apo verifikuar burimin e informacionit, për dallim me Finlandën ku ajo përqindje shkon në 10”, u shpreh Armen Grigorian, Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së.


Ditën ndërkombëtare të demokracisë, UNDP e shënoi me një panel diskutimi për ballafaqimin me dezinformatat si rrezik për procesin zgjedhor. Në Maqedoninë e Veriut lajmet e rrejshme përhapen lehtësisht, madje në vitin 2016, Maqedonia e Veriut e më sakt qyteti I Velesit u bë temë botërore, ku me mbi 100 faqe të internetit, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA u prodhuan shumë lajme të rrejshme në favor të kandidatit të atëhershëm për president Donald Trump. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button