Partizani “peshkon” ish-rivalët e Teutës në Ligën e Konferencës

“Ëndrrave” për një biletë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të “demave të kuq” të Partizanit, tashmë është mbyllur në mënyrë përfundimtare, teksa u mundën me rezultatin e pastër 2-0, nga bjellorusët e BATE Borisov, në ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Me këtë rezultat, “të kuqtë” zbresin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë një ekip jo të panjohur për ekipet shqiptare, siç janë dhe kampionët e Andorrës, “Athletic Club d’Escalades”, kundërshtar ky tepër i lehtë në “letër”, duke parë përbërjen dhe lojën që zhvillojnë “të kuqtë” e Zekiç.

Ndërkaq, kujtojmë se skuadra nga Andorra është ndeshur më parë me skuadrën e Teutës, në raundin e 2-të të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës, gjatë sezonit 2021/2022, ku fitues dolën “durrsakët” pasi përmbysën rezultatin e ndeshjes së parë, duke e mbyllur raundin me rezultatin 3-2.

LEXO EDHE:

Back to top button