Partnerët e koalicionit rrumbullakojnë emrat për qeverinë e re

Partnerët e koalicionit rrumbullakojnë emrat për qeverinë e re

Gazetar: Adrian Kerimi

Lëvizja Besa ka caktuar emrat e dy ministrave dhe të një zëvendësministri me të cilët do të përfaqësohet në kabinetin qeveritar. Partia e Bilall Kasamit mandatarit i ka propozuar Fatmir Limanin për Ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Besar Durmishi do është propozuar për Ministër të Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani për zëvendësministër të Kulturës dhe Turizmit. Në kuadër të VLEN ajo që dihet deri tani është se Izet Mexhiti do të propozohet jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë. Zëvendëskryeministra do të propozohen edhe Admirim Aliti për Eurointegrime dhe Arben Fetai për Qeverisje të mirë. Zëvendësministër i Brendshëm mund të propozohet Muamet Ameti, emër të cilin nga VLEN nuk e kanë konfirmuar ose përgënjeshtruar. Ndërkohë Arben Taravari do të propozohet për ministër të Shëndetësisë. Emrat e kandidatëve të tjerë për ministra dhe zëvendësministra do të dihen të martën kur mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski do ta propozon përbërjen e kabinetit qeveritar në Kuvend.

Në kuadër të VMRO-DPMNE, sipas informacioneve jo zyrtare Timço Mucunski mund të propozohet për ministër të Jashtëm, ndërsa Aleksandar Nikollovski për ministër të Transportit dhe Lidhjeve. Vllado Misajllovski mund të propozohet ministër i Mbrojtjes ndërsa Pançe Toshkovski akoma nuk është definuar nëse do të jetë sekretar i përgjithshëm i Qeverisë apo do të mbetet ministër i Brendshëm. Për ministre të arsimit përflitet emri i Vesna Janevskës. Në Bujqësi lakohet emri i Stefan Trifunovskit, ndërsa për Kulturë dhe Ministrinë e Energjetikës emrat do të mësohen nga mbledhja e organeve të partisë të dielën kur Mickoski ka ftuar Komitetin Qendror dhe atë Ekzekutiv.

Emrat e dy ministrave me të cilët ZNAM do të përfaqësohet në Qeveri atë të Drejtësisë dhe Administratës, organet e partisë do t’i caktojnë sonte në mbledhjen e thirrur të kryesisë së partisë. Ditë më parë mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski tha se bisedimet kanë përfunduar edhe në kuadër të eshalonit të tretë dhe së shpejti do të dihen emrat konkret. Votimi i Qeverisë pritët të bëhen më së voni më 23 qershor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button