Partnerja e Lautaro Martinezit zbulon sekretin e suksesit

Ka qenë një vit plot ngjarje të mëdha për Lautaro Martinez me bashkëshorten Agustina Gandolfo. Pasi u shpall kampion bote me Argjentinën, erdhi në jetë fëmija e dytë në familje, pastaj dasma madhështore në fund majit, finalja në Ligën e Kampionëve, zgjedhja si kapiten i Interit, dhe së fundmi pokeri rekord i golave në Serinë A.

Ngjarje që kanë ndodhur në harkun kohor të 9 muajve. Agustina i gëzohet formës së mirë sportive të partnerit, por edhe vetë është aktive në palestër, duke mbajtur trupin në formë perfekte pavarësisht se nuk ka shumë që ka lindur.

Në fotot dhe videot e postuara së fundmi ajo shihet në top formë. 1.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram shpesh e komplimentojnë, duke i kërkuar se cili është sekreti që qëndron në formë. Përgjigja e saj përmblidhet me 3 fjalë: Përkushtim, vullnet dhe stërvitje./Balkanweb/

LEXO EDHE:

Back to top button