Pas 12 vite te “Djajtë e Kuq”, De Gea emocionon me fjalët lamtumirëse

Portieri David De Gea është larguar nga Man. Junajtedi pas një periudhe 12 vjeçare. Reprezentuesi spanjoll e ka bërë të ditur vetë largimin nga “Djajtë e Kuq” me anë të rrjeteve sociale. De Gea ka publikuar një mesazh të gjatë në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke nisur nga koha kur ish-trajneri legjendar, Sir Aleks Ferguson e solli në “Old Trafford”.
“Thjesht doja të dërgoja këtë mesazh lamtumire për të gjithë mbështetësit e Man. Junajtedit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur im i dashur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub”.
“Ndihesha një krenari e pabesueshme sa herë që vishja këtë fanellë, për të udhëhequr ekipin, për të përfaqësuar këtë institucion, klubi më i madh në botë ishte një nder që u bënte vetëm disa futbollistëve me fat. Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu”.
“Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku. Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri. Mançesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Mançesteri më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë. Ne i kemi parë të gjitha” – shkroi De Gea në Tuitter.