Pas 14 vite, Totenhami mungon në garat evropiane

Skuadra e Tottenham nuk ka mundur të presë një biletë për në Europë sezonin tjetër. Skuadra londineze, megjithëse fitoi në javën e fundit ndaj Lidsit me 4-1, nuk arriti të kapë një vend në Europë, pasi në Ligën e Konferencës u kualifikua Aston Villa.

Ishte sezoni 2008-2009 kur Spurs nuk kualifikoheshin për herë të fundit në Europë, rezultat që përsëritet pas 14 vitesh. Një rezultat zhgënjyes për një klub që katër vite më parë luante në finalen e Ligës së Kampionëve. Edhe pse sulmuesi Hari Kejn realizoi 30 gola në kampionat ato s’mjaftuan për të kapur Europën.

Që nga data 1 mars, në këtë ekip nuk funksionoi më asgjë: Ekipi nisi të humbasë terren në kampionat, u eliminua nga FA Cup dhe më pas nga Liga e Kampionëve. Më pas erdhi largimi i trajnerit Antonio Konte, që hodhi akuza karshi skuadrës. Javët e fundit ishin një makth.

Tashmë nga Totenham priten mjaft largime këtë verë, duke nisur nga ylli i skuadrës, sulmuesi Hari Kejn, që ka mjaft adhurues në Premier Ligë e jo vetëm. Do të largohen edhe Lukas Moura, Hugo Lloris etj., duke i hapur rrugën një rinovimi total të skuadrës, që ka nevojë për stimuj të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button