Pas 205 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi

Pas 205 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi

Mediat turke raportojnë sot se një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara shkaku i tërmeteve që kanë goditur shtetin turk dhe sirian.

Ajo thuhet se ka qenë nën mbetjet e një ndërtese të shembur në qytetin jugor të Hatay për rreth 205 orë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, raporton skynews.

Gjatë ditës së sotme, gjithashtu dy vëllezër dhe një gjyshe u shpëtuan. Në total, mendohet se pesë persona janë shpëtuar sot në Turqi.

Theksojmë se shteti turk dhe sirian u godit prej dy tërmete të fuqishme prej 7.7 dhe 7.6 shkallës të Rihterit.

Ndryshe, numri i të vdekurve ka arritur mbi 35 mijë persona ndërsa mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

LEXO EDHE:

Back to top button