Pas 22 vite, skuadra e njohur norvegjeze kalon në Ligën e Dytë

Ditë dramë dhe njollë e madhe për një klub të lavdishëm në Norvegji! Valerenga ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit norvegjez, për herë të parë që nga viti 2001, pasi mundi Kristiansund 2-0 jashte fushe, por humbi 2-0 në shtëpi dhe u mposht pas penalltive.

Nje histori e pabesueshme ajo e Valerenga-s e cila në 5 javet e fundit të kampionatit bëri një rrugëtim për të ardhur keq duke flakur sezonin dhe duke e çuar gjithçka në “play out”-in e rrënies në kategori që ishte “fatal” për ata…

Në fushë ishte edhe një shqiptar, ish-futbollisti i Partizanit, Eneo Bitri, që u aktivizua në minutën e 91-të të ndeshjes teksa rezultati ishte 0-2 per ekipin mik. Nga seria penalltive, Kristiansund fitoi 4-3 dhe arriti te ngjitej në ligën elitare norvegjeze. Bashkë me Valerenga-n ranë nga kategoria edhe Alesund dhe Stabaek.

Ndërkohë, kampione e Norvegjisë ka dale sërish Bodo-Glimt, një klub që po dominon këtë ligë prej vitesh.

LEXO EDHE:

Back to top button