Pas 241 ditë rikthehet në fushë, Rodri: Mezi e kam pritur këtë ditë

Plot 50 ndeshje u detyrua të rrinte jashtë, por Rodri më në fund e shijoi sërish fushën e blertë. Mesfushori spanjoll dhe fituesi i “Topit të Artë” është rikthyer në skuadrën e Man. Siti, në fitoren 3-1 që arritën ndaj Burnemautit në Premier Ligë.
Fundi i ferrit për Rodri, që në fillim të këtij sezoni u detyrua të operohej pas dëmtimit në ligamentin e përparmë të kryqëzuar. Rikuperimi shkoi më mirë nga parashikimi dhe lojtari u rikthyer në fushë më herët, gati për Botërorin e klubeve.
“E kam pritur shumë këtë moment, këtë emocion me tifozët dhe skuadrën. Kam punuar shumë për të bërë të mundur realitet këtë rikthim”, tha Rodri, që nuk luante nga 22 shtatori i vitit të kaluar, kur u dëmtua ndaj Arsenal.
Sapo u ngrit nga pankina për të bërë nxehmjen spanjolli u mbush me dashuri dhe duartrokitje. Më pas, kur Guardiola urdhëroi zëvendësimin, vetë trajneri i Man. Sitit e mori mënjanë dhe e inkurajoi përpara se të dilte në fushën e “Etihad”.
Një stadium i tërë e brohoriste Rodri teksa kthehej në fushë, duke përplasur duart me zemër drejt fansave. Pas 241 ditësh ndarje të detyrueshme nga Siti, ai tashmë e ka në sy Kupën e Botës për klube.