Pas shpalljes për tërheqje nga futbolli në prill, Rafinja (39) tashmë ka vendosur zyrtarisht t’i japë fund karrierës. Në një deklaratë emocionuese, ish-ylli i Bundesligës tha me lot në sy.
“E kam planifikuar këtë prej disa kohësh, por sot shpall zyrtarisht fundin e karrierës time si futbollist profesionist. Është një moment shumë i veçantë në jetën time. Së pari dua të falënderoj Zotin që më ka lejuar të kem një karrierë kaq të mrekullueshme”.
Braziliani luajti 266 ndeshje për Bajernin e Munihut. Ai zhvilloi gjithashtu katër ndeshje me kombëtaren e Brazilit.
“Me vete marr kujtime, mësime, miqësi dhe një histori me të cilën do të ndihem gjithmonë krenar. Sot e mbyll karrierën si lojtar. Por dashuria ime për futbollin mbetet e pandryshuar,” tha në fund Rafinja.








