Superliga turke tashmë ka një kampion, ai është Trabzonspor. Trabzonspor barazoi 2:2 ndaj Antalyaspor në shtëpi, por u shpallën kampion të Superligës turke. Tri javë pa përfunduar sezoni Trabzonspor tashmë janë kampionët e rinj të Turqisë. Iu deshën të presin plotë 38 vite që të fitojnë kupën e gjashtë të Superligës. Pas 35 xhirosh, Trabzonspor kanë fituar 22 ndeshje, barazuar 11 dhe humbur vetëm dy ndeshje, gjithsej 77 pikë
337 Less than a minute








