Pas 58 viteve opozita fiton zgjedhjet në Botsvana

Pas 58 viteve opozita fiton zgjedhjet në Botsvana

Presidenti i Botsvanës, Mokgweetsi Masisi, pranoi sot humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke i dhënë fund një epoke 58-vjeçare të qeverisjes nga Partia Demokratike e Botsvanës që ai drejtonte.
Avokatja 54-vjeçare, Duma Boko, do të jetë kreu i ri i shtetit, pasi koalicioni opozitar fitoi shumicën në parlament.

Procesi i pranim-dorëzimit të detyrës do të fillojë nesër, sipas raportimeve të Reuters.

Masisi u shpreh se do të tërhiqet për të lejuar opozitën të punojë për të mirën e vendit, duke theksuar rëndësinë e një opozite besnike.

Partia e Masisit ka qenë në pushtet që nga shpallja e pavarësisë së Botsvanës nga Britania e Madhe në vitin 1966, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në peizazhin politik të vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button