Pas 65 javësh, Janik Siner lë kreun e ATP-së për Karlos Alkarazin
Pas 65 javësh radhazi në kreun e “ATP”, tenisti italian Janik Siner ka lënë kreun e renditjes botërore për meshkuj. Humbja në finalen e “US Open” ka qenë fatale për të, duke i lënë kreun Karlos Alkarazit.
Tenisti spanjoll rikthehet në krye të klasifikimit pas më shumë se një viti dhe mund ta mbyllë vitin në krye, duke qenë se Siner do t’i duhet të mbrojë shumë pikë muajt në vijim.
Në konkurencën e femrat, Arina Sabalenka konsolidon pozitat e saj në vendin e parë, madje shkëputur mbi 3.000 pikë nga ndjekëset. Fitorja në “US Open” ka forcuar pozitat e tenistes nga Bjellorusia, ndërkohë që Iga Sviatek, qëndron në vendin e dytë.
Top 5, meshkuj
1.Karlos Alkaraz, 11.540 pikë
2.Janik Siner, 10,780 pikë
3.Aleksander Zverev, 5,930 pikë
4.Novak Gjokovic, 4,830 pikë
5.Tejlor Fric, 4,675 pikë
Top-5, femra
1.Arina Sabalenka, 11,225 pikë
2.Iga Sviatek, 7,933 pikë
3.Koko Gauf, 7,874 pikë
4.Amanda Anisimova, 5,159 pikë
5.Mira Andreeva, 4,793 pikë







