Pas 7 vitesh, largohet titullari nga Juventusi me marrëveshje konsensuale

Pas 7 sezonesh së bashku, Juventusi dhe Vojceh Shçezni do të ndajnë rrugët. Portieri polak përfundoi në listën e shitjeve, për shkak të blerjes së Mikele Di Gregorio si portier titullar. Shçezni do të largohet edhe për shkak të rrogës së tij të lartë, rreth 6.5 milionë euro neto në vit.

“Kur një ekip që të ka dhënë kaq shumë ndër vite të kërkon një dorë, duhet të jesh në gjendje ta bësh”, tha Shçezni, që konfirmoi largimin nga “bardhezinjtë”.

Kështu, në mungesë të marrëveshjeve me skuadrat e tjera, pikërisht për shkak të pagës shumë të lartë, Juve dhe Shçezni kanë gjetur një zgjidhje. Kanë rënë dakord për ta mbyllyr marrëveshjen në mënyrë konsensuale.

Juventus do të paguajë një shumë për prishjen e kontratës, e cila do të ketë efekt të menjëhershëm. Nënshkrimet do të mbërrijnë në orët në vijim ashtu sikurse dhe njoftimi. Tani, portieri është i lirë të shkojë në Arabinë Saudite apo MLS.

LEXO EDHE:

Back to top button