Pas armëpushimit, sërish trazira në xhaminë Al-Aqsa të Jeruzalemit

Policia izraelite ka sulmuar xhaminë Al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jeruzalemit. Mediat e huaja raportojnë se policia izraelitë ka plagosur dhjetëra besimtarë.

Nga sulmet u plagosën rreth 20 vetë, sipas një deklarate të shkruar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Dy nga të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë.

Dëshmitarët brenda xhamisë thanë se pas lutjeve të së premtes shumë palestinezë qëndruan në lokale për të festuar armëpushimin midis Hamasit dhe qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:

Back to top button