Pas Austrisë, edhe Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka përkohësisht ka ndaluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, të zhvilluar nga kompania  AstraZeneca. Autoritetet daneze të shëndetësisë theksohet se arsyeja për këtë vendim është paraqitja e disa rasteve të mpiksjes së gjakut që janë paraqitur mes njerëzve që janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

Raportimet është duke i hetuar edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Pas pezullimit 14 ditor të vaksinës, autoritetet shëndetësore do të lëshojnë vlerësim të ri.

Në lidhje me “efektin e mundshëm anësor serioz” të mpiksjes së gjakut, ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha në Twitter se është shumë herët “për të përfunduar nëse ekziston një lidhje”, duke theksuar nevojën për një hetim të plotë.

Arsyeja për pezullimin e vaksinës AstraZeneca është vdekja e një pacienti i cili dyshohet nga autoritetet shëndetësore se është i lidhur me vaksinën. Sidoqoftë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Autoritetet austriake gjithashtu kanë pezulluar vaksinën Covid-19 të AstraZeneca, deri sa hetojnë vdekjen e një personi dhe sëmundjen e një tjetri pas marrjes së dozës.

LEXO EDHE:

Back to top button