Pas Bajramit, tjetër futbollist braktis kombëtaren e Shqipërisë

Vendimi i Adrian Bajramit për ta braktisur Shqipërinë për Zvicrën ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Madje edhe disa nuk ngurruan, duke e quajtur Bajramin edhe tradhëtar pasi që më parë deklaronte se “ndjehej shqiptar”.

Hapave të tij ka shkuar edhe talenti 17-vjeçar, Leon Myrtaj i cili do të luajë për grupmoshat U-19 të Hungarisë, në ndeshjet e tetorit ndaj Greqisë.

Myrtaj, është i kualifikuar për të luajtur në këtë kombëtare pasi që nëna e tij është hungareze. Myrtaj, ka paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë,  ku ka luajtur edhe në Evropianin e U-17-shave, që është mbajtur në Shqipëri./IndeksOnline

LEXO EDHE:

Back to top button