Pas barazimit me Italinë, Luka Modriç konfirmon të ardhmen e tij

Një ditë pas barazimit 1-1 që Kroacia arriti ndaj Italisë, rezultat që thuajse ka eliminuar ekipin ballkanas, mesfushori Luka Modriç ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pse 38 vjeç.

 

“Do të vijë edhe momenti kur unë do të detyrohem të tërhiqem nga futbolli, por ende nuk e di se kur do të vijë kjo ditë”, u shpreh kroati, që u bë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon në një Europian.

 

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të pafat të karrierës time. Kjo është një ditë e trishtë për mua dhe kombëtaren, por unë nuk ndalem këtu“, tha Modriç.

 

“Për momentin do të vazhdoj të luaj, kjo është e sigurtë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe përgëzimet”, tha mesfushori, që ka rinovuar edhe për një vit me skuadrën e Real Madrid, me të cilën fitoi titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button