Pas Barcelonës edhe Real Madridi jep me qera stadiumin…për dasma!

Ndërkohë që Real Madridi përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve, gjëra të çuditshme ndodhin brenda “Santiago Bernabeu”. Të bardhët do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi këtë sezon, por ndërkohë fusha e stadiumit futurist është shndërruar në sallën e pritjes së një dasme. Nuk është një shaka apo marifet mjaft i çuditshëm publiciteti. Një çift me të vërtetë vendosi të marrë me qira fushën e “Bernabeu” për ceremoninë e dasmës, me qëllim që ta ndajë pritjen e të ftuarve në një vend të veçantë.

Stadiumi që duartroket Belingamin, Vinicius dhe gjithë të tjerët është i panjohur, i gjithi i zbukuruar me tavolina të mëdha të rrumbullakëta, karrige, mbulesa tavoline të bardha dhe pjata të shtruara mirë për darkë. Dhe aty ku tifozët ulen në çdo ndeshje, në shtëpi, ka thjesht zbrazëti. Tribunat janë sfondi i kësaj pritjeje, e cila nuk mbahet në barin e fushës (i cili përndryshe do të rrënohej për shkak të ndeshjes që do të luhet aty), por më tepër në një tapet blu, mbi të cilin mbështetet gjithë struktura elegante, gati për të pritur të porsamartuarit dhe gjithë të dashurit e tyre.

Shumë fansa u shqetësuan me pamjen e “Santiago Bernabeu”, i zgjedhur për këtë dasmë. Dikush, duke bërë shaka keqdashëse, la të kuptohet se Real Madridi filloi të bënte një gjë të tillë për të shlyer borxhet e marra për ndërtimin e stadiumit të ri, por në realitet kjo është një traditë tashmë e provuar më parë.

Në fakt, në faqen e “Los Blankos” saktësohet qartë se brenda stadiumit dhe gjithashtu në qendrën sportive Valdebebas mund të merren me qira hapësira për evente, konventa, prezantime dhe ceremoni. Dhe, për më tepër, kompania do të kujdeset për gjithçka.

“Përvoja jonë në organizimin e ngjarjeve, fokusi ynë ndaj klientit, shkathtësia jonë, orët tona fleksibël dhe shërbimi ynë i kateringut garantojnë që klientët tanë të jenë shumë të kënaqur me shërbimet tona”.

LEXO EDHE:

Back to top button