Pas bllokadës së fermerëve, BE thotë se ‘do të reduktojë burokracitë’ që kanë rritur çmimet e produkteve në Evropë
Pas bllokadës së fermerëve, BE thotë se ‘do të reduktojë burokracitë’ që kanë rritur çmimet e produkteve në Evropë

Bashkimi Evropian bëri sonte një tërheqje të vogël ndaj femerrëve protestues në të gjithë Evropën teksa Ursula von der Leyen tha se Brukseli do të zbusë ‘barrën administrative’ te bujqësisë.
Duke folur nga Brukseli, Von der Leyen tha se ka një propozim për të punuar në “reduktimin e barrës administrative”, në takimin e ardhshëm të ministrave të BE, shkruan rrjeti DailyMail.
Personeli sigurisë me veshje të rënda qëndronte para selisë së BE, ku një ditë më parë u përlesh me fermerët që kërkonin të dëgjoheshin nga zyrtarët.
Jean-Francois Ricker, fermer nga jugu i Belgjikës tha dje se më shumë se 1000 traktorë fermerësh kishin ardhur në qytet.
“Ne do të jemi shumë, do t’u tregojmë se nuk pranojmë dhe se kjo duhet të marrë fund, nuk kemi si qëllim të shkatërrojmë asgjë”.
Qeveria franceze gjithashtu ka hequr dorë nga planet e reduktimit të subvencioneve për karburantin e fermerëve pas protestave, shkruan Daily Mail, dhe ka premtuar më shumë ndihmë.
Por fermerët atje nuk janë të bindur se mjafton.
Protestat evropiane vijnë para zgjedhjeve të qershorit në PE, ku pritet të dominojë e djathta ekstreme, sipas sondazheve të fundit.
Impakti ekonomik i protestave në Francë ka nisur të ndjehet tha Eric Hemar, kreu i federatës së transportit e logjistikës
“Ne bëmë një sondazh me anëtarët e federatës tonë dhe të gjitha kompanitë e transportit kanë humbur rreth 30% përqind të të ardhurave në 10 ditët e fundit, sepse nuk arrijnë të dërgojnë mallrat në kohë”, tha ai për rrjetin ‘Franceinfo’.