Pas bombardimeve ruse, nuk raportohet për rritje të rrezatimit në centralin bërthamor në Ukrainë
Pas bombardimeve ruse, nuk raportohet për rritje të rrezatimit në centralin bërthamor në Ukrainë
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore ka thënë më 4 mars se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë pas situatës në Zaporizhzhia.
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka thënë në mbrëmjen e 3 marsit se nuk ka shenja fillestare për rritje të niveleve të rrezatimit në central.
Kryetari i Zaporizhias, Dmytro Orlov, ka thënë se forcat ruse kanë sulmuar disa objekte në afërsi të centralit bërthamor.
Ai ka thënë se qyteti nuk ka furnizime me ujë dhe rrymë.
Një protokoll i Konventës së Gjenevës kufizon sulmet ushtarake në objektet bërthamore.








