Pas disfatës dhe eliminimit, Muler konfirmon largimin

Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë në Botërorin në Katar duket se nuk është i vetmi lajm i keq, pasi në përfundim të sfidës një prej legjendave të ekipit ka deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.

Tomas Muler i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë, duke deklaruar pas ndeshjes me Kosta Rikën se kjo ishte ndeshja e tij e fundit për kombëtaren

“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë,” tha 33-vjeçari.

Muller numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

LEXO EDHE:

Back to top button