Pas disfatës së rëndë, reagojnë ashpër tifozët e Inter Majamit

Tifozët e Inter Miamit nuk e kanë fshehur zemërimin pasi ekipi pësoi një humbje 4-1 kundër Minnesota United jashtë fushe. Messi me shokë pësuan humbjen e katërt në pesë ndeshjet e tyre të fundit, me rezultatin që i lë ata në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes.

Ish-lojtari i Barcelona-s, Messi, shënoi për ekipin e tij, por nuk mundi t’i parandalonte ata nga humbja e rëndë në Minnesota. Tifozët e Inter Miamit ishin të pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tyre dhe e kanë shprehur këtë pakënaqësi në rrjetet sociale.

 

“Shkarkoni trajnerin dhe nënshkruani mbrojtës të rinj. Ju të gjithë po e turpëroni Messin çdo ditë”, ka qenë një mesazh.

 

“Pa Messin, kjo skuadër do të ishte në vendin e fundit në kampionat”, ka shkruar një tifoz tjetër.

 

Një tifoz thjesht kërkoi që trajneri të shkarkohej.

“Shkarkojeni Mascherano-n”.

 

Një tjetër tifoz vuri në dyshim praninë e një mbrojtësi në ekip.

“Lol, a ka mbrojtje dhe portier në këtë ekip?”.

 

Një tifoz i kërkoi klubit të shiste të gjithë veteranët e tij, përveç Messit, dhe të largonte lojtarët e Amerikës së Jugut.

“Shitni çdo lojtar mbi moshën 30 vjeç përveç Messit dhe hiqni qafe shumicën e këtyre amerikanojugorëve të ngadaltë”.

LEXO EDHE:

Back to top button