Pas gjashtë muajsh rihapen Institucionet kulturore

Kinematë, teatrot, opera, muzetë dhe institucionet tjera kulturore mund të nisin me hapjen graduale dhe realizimin të aktiviteteve të tyre. Pos respektimit të protokollit, çdo Institucion veçmas duhet të përgatis protokoll në bazë të kapaciteteve që posedon. Në disa nga pika e këtij protokolli parashihet që:

-Ngjarjet në ambient të hapur duhet të organizohen me 50 për qind të kapacitetit të hapësirës ku do të mbahet ngjarja dhe një numër i kufizuar i vizitorëve deri në maksimum 1000 vizitorë, dhe ngjarjet në ambiente të mbyllura duhet të organizohen me 30 për qind të kapacitetit me numër të vizitorëve deri në maksimum 1000 vizitorë.

  • Rritja e kohës së nevojshme për hyrjen dhe daljen e vizitorëve;
  • Rekomandohet prokurimi elektronik i biletave
  • dezinfektimi i mikrofonave dhe pajisjeve skenike, nëse nuk ka kushte për secilin pjesëmarrës të ketë mikrofonin e tij.

Dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës gjithashtu janë kushte që duhet të respektohen nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në një manifestim të caktuar. Jasmina Nikulska, këshilltare në Ministrinë e Kulturës, tha se institucionet nuk do të mund të nisin me punë pa dorëzuar më parë protokollet e përpiluara prej tyre, të cilat edhe duhet të verifikohen.

“Institucionet kulturore do të mund të nisin me organizimet, sapo të definojnë protokollet e tyre. Për sistemin e ajrosjes na është thënë se do të ekzistojë një lloj inspektimi. Inspektorët do të shkojnë nëpër institucione dhe do të verifikojnë nëse ato janë të pastruara rregullisht dhe me filtra të ndryshuara, vetëm kështu mund të vihen në funksion”, deklaroi Jasmina Nikulska, këshilltare në Ministrinë e Kulturës.

Kinematë, teatrot dhe Institucionet e tjera ku mund të mbahen tubime, ishin mbyllur më 13 mars të këtij viti, me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button