VIDEO / Pas golit të pranuar, “çmendet” trajneri i Alavesit
Trajneri i Deportivo Alavesit, Luis Garcia Plaza nuk e ka pritur aspak mirë golin e vonshëm të pranuar nga skuadra e tij në ndeshjen e së enjtes mbrëma ndaj Real Madridit.
Alaves dukej se ishte mirë dhe në rrugën e duhur për të marrë një pikë të shkëlqyer në shtëpi ndaj Real Madridit të enjten në mbrëmje. Megjithatë, pavarësisht se skuadra e Karlo Ançelottit ishte me 10 lojtarë pasi Naço Fernandez mori karton të kuq gjatë pjesës së dytë, ata arritën ta fitojnë ndeshjen 1-0 pasi Lucas Vazquez shënoi në kohën shtesë.
Për menaxherin e Alaves, Luis Garcia Plaza, goli i vonshëm i Vazquez ishte e tepërt. Pas pranimit të golit, ai kaloi në një dimension ‘çmendurie’ duke ‘shkatërruar’ gjithçka çfarë i dilte përpara. Plaza rrëzoi një ftohës akulli, përpara se të kapte një nga stafi i tij dhe ta shkundte mirë. Ai nuk kishte mbaruar ende, pasi hodhi pallton dhe kapelën përpara se të kthehej në vendin e tij, ku filloi me tërbim të shkelmonte këmbët.
In terms of historical managerial meltdowns, this from Luis Garcia Plaza after Real Madrid’s late winner against Alaves this evening will be right up there.pic.twitter.com/xxip4Q3xVf
— Football España (@footballespana_) December 21, 2023








