Pas humbjes nga Barca, Ançeloti kishte premtuar Championsin për Perezin

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas humbjes në mars nga Barcelona (0:4) në ndeshjen e javs së 29-të të La Liga, i premtoi presidentit të klubit, Florentino Perez, fitimin e Ligës së Kampionëve.

Sipas burimit, pak kohë pas humbjes dërrmuese, italiani u takua me Perezin në bazën e klubit, duke i premtuar atij fitimin e Ligës së Kampionëve dhe kampionatin spanjoll.

Për An­çelotin, është trofeu i katërt në karrierën e tij si trajner në Ligën e Kampionëve. Përveç Real Madridit, trajneri fitoi dy here këtë kompeticion me Milanin.

LEXO EDHE:

Back to top button