Pas largimit të trajnerit, Karim Benzema shënon 3 gola

Karim Benzema ka shkëlqyer në ndeshjen e kampionatit arab të futbollit. Sulmuesi francez ka shënuar hat-trick për Al Ittihadin, në fitoren 4-2 ndaj Abha.
Benzema fillimisht u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 38-të. 35-vjeçari në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të shpejtë brenda dy minutave 67′ dhe 69′, duke kompletuar hat-trikun e parë me fanellën e Al Ittihadit.
Pos golave të shënuar, Benzema gjithashtu ishte edhe asistues te goli tjetër, i shënuar nga Koronado.