Pas lindjes së Diellit, Arbana Osmani ka vetëm një hall të madh

Muajin e kaluar, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali, ndërsa Joni u bë me vëlla.

Arbana solli në jetë bebushin Diell, i cili i ka dhënë ngrohtësi e shkëlqim ditëve të tyre.

Pas lindjes së të voglit, pozat e Arbanës në rrjete sociale nuk kanë munguar, ndërsa moderatorja ka treguar se po përpiqet të rikthehet në formë.

Mirëpo, duket se për moderatoren është tepër e vështirë t’i humbasë kilogramët e shtatzënisë dhe të heqë dorë nga ushqimi, ndaj ky është halli i saj më i madh pas lindjes!

Në një postim në InstaStory, Arbana ka përshkruar nëpërmjet një meme-je situatën e saj aktuale, duke iu lutur Zotit që tani e tutje të ketë neps vetëm për ujë.

“Unë pasi hëngra gjysmën e tortës dje.”- shkroi moderatorja, e cila duket se do të ‘vuajë’ pak për t’u rikthyer në formë.

LEXO EDHE:

Back to top button