Pas ndarjes nga Fisnik Syla, Fjolla Morina po martohet sërish?

Pas ndarjes nga Fisnik Syla, Fjolla Morina po martohet sërish?

Prej disa kohësh Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, e kjo për shkak të jetës së saj private.

Teksa dukej se gjithçka po shkonte mirë në martesën e saj me biznesmenin e njohur, Fisnik Syla, ata zbulojnë se janë ndarë.

Pas postimeve të ndryshme në rrjetet sociale ku ata të dy herë pas here thumbonin njëri-tjetrin, Fjolla tashmë kthen gjithë vëmendjen nga vetja me foto apo video provokuese.

Por kësaj radhe, këngëtarja ka bërë një postim në “Instastory” ku ka nxitur dyshimet te ndjekësit e saj se mund të ketë marrë një propozim për martesë.

Morina ka publikuar imazhe të dorës së saj ku vëmendjen e merr menjëherë unaza e madhe me diamant, e vendosur në gishtin e martesës.

Ajo ka vendosur që të mos shkruaj asgjë krahas këtyre pamjeve, por me këtë postim ka bërë lëmsh fansat e saj. Unaza mund të jetë edhe thjesht një dhuratë, por gjithsesi na mbetet të presim për një sqarim nga vetë ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button