Pas një mungese të gjatë, lajmërohet Fatmir Besimi: Buxheti, paratë për qytetarët

Pas një mungese të gjatë, lajmërohet Fatmir Besimi: Buxheti, paratë për qytetarët

Gazetar: Ile Petrevski

Pas një periudhe të gjatë, ministrat përgjegjës për ekonominë e vendit dolën në publik, dhe në vend që të ofronin dhe zgjidhje për dalje nga kriza e shkaktuar nga rritja e çmimeve, ata nuk thanë asgjë, shkruan Alsat.

Autoritetet sigurojnë se janë duke punuar në mënyrë aktive, por nuk kanë bërë të ditur se si do të tejkalohet kriza energjetike, konsiderojnë se nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në çmimet e produkteve ushqimore, dhe është ende herët për të marrë masa për biznesin.

“Shpenzimet për mbështetjen e krizës dhe projektet zhvillimore ishin angazhimi kryesor i qeverisë, kur iu propozua deputetëve ky rishikim i buxhetit”, tha Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

Me rishikimin e buxhetit, i cili u miratua në Kuvend, janë rezervuar 76 milionë euro para për tejkalimin e krizës energjetike dhe luftën kundër inflacionit. Nuk dihet se si do të jetë dhe për çfarë do të përdoren këto para.

Besimi u përpoq të shpjegonte se Qeveria ka dhënë para për subvencione për fermerët, më shumë para për transferime sociale, ndihmë për kategoritë e cenueshme, dhe një sërë aktivitetesh të tjera aktuale të qeverisë.

Ndërkohë, norma e inflacionit po rritet. Të dhënat zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikave, shënuan një rekord prej 14.5 për qind në qershor.

Shqetësues është fakti se disa ekspertë tashmë kanë deklaruar se këto shifra janë vetëm në letër, ndërsa në realitet janë më shumë se 20 për qind./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button