Pas një viti, Liga e Kampionëve rikthehet në Maqedoni

Pas një viti mungese, Liga e Kampionëve në hendboll, do të rikthehet në Maqedoni. Vitin e kaluar, Vardari nuk mori leje nga EHF për të garuar në Champions, ndërsa në sezonin e ri, elita e hendbollit do të zbarkojë në Manastir, ku Eurofarm Pelisteri do të përballet me ekipet elitare evropiane.
Në sezonin e ri, skuadra nga Manastiri do të luajë në Grupin A, së bashku me: Kiellce-n, PSZH-nw, Kill-in, Albrogun, Pik Segedin, PPD Zagrebin dhe Kollshtadin.
Ndërkohë në Grupin B janë: Barcelona, Gog Gudme, Vespremi, Magdeburgu, Vislla, Monpelje, Porto dhe Celje.
Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve do të nis më 12 shtator. Ekipet që do të ndalen në dy vendet e parë në dy grupet, do të kualifikohen në çerekfinale, ndërsa ekipet që do të ndalen në vendin e tretë, katërt, pestë dhe gjashtë në garat në grupe, do të luajnë në 1/8 e finales.