Pas një viti, me konsesus ndajnë rrugët Çellsi dhe Poketinjo

Maurisio Poketinjo dhe Çellsi kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni. Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin e sezonit futbollistik, teksa ishin edhe në vendin e 11-të një pikë të edicionit. U duk sikur Poketinjo e ktheu situatën në favorin e tij në pjesën e dytë të sezonit, teksa i udhëhoqi Blutë drejt vendit të 6-të në klasifikim.

Raportime të ndryshme nga Anglia kanë bërë me dije se 52-vjecari dhe drejtuesit e klubit nuk kishin marrëdhënie të mira. Poketinjo drejtoi Çellsi-n në 51 ndeshje, ku mori 26 fitore, barazoi 11 dhe humbi 14. Argjentinasi mund të krenohet me mbylljen që i bëri sezonit me 2 herë fituesit e Ligës së Kampionëve,  identitetin e lojës sulmuese, afirmimin e një lojtari si Koll Palmer, që shpërtheu me 22 gola, por edhe me finalen e arritur në Liga Kupën e Anglisë, të cilën e humbën ndaj Liverpullit.

Kjo ishte eksperienca e tretë për Poketinjos në Premier Ligë, pasi më herët kishte drejtuar Sautemptonin dhe Totenhamin, ku më së shumti i vlerësohet periudha me Totenhamin, pasi skuadrën londineze e mbajti konkurruese për disa sezone për titullin kampion dhe e dërgoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button