Pas Ousmane Dembele, PSZH kërkon edhe dy sulmues tjerë

Padyshim, një ndër ekipet më aktive në botën e futbollit këto momente janë dhe “gjigandët” francezë të PSZH, të cilët në njërin krah po merren me “çështjen” Mbappe, aq shumë të komplikuar e në anën tjetër, duhet të bëjnë skuadrën gati për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, kampionët e Ligue 1, e më konkretisht drejtori i tyre sportiv, Luis Kampos është duke menduar për të bërë një transferim të bujshëm në repartin ofensiv, pa mbaruar kjo merkato e vere dhe nuk bëhet fjalë për Ousmane Dembele.

Kampos ka në “radarët” e tij, “bomberin” e Benfika-s, Gonzalo Ramos, si dhe “fantazistin” e sulmit të Aintraht Frankfurt, Randal Kolo Muani, me këtë të fundit që është një “fiksim” i hershëm i “parisienëve”.

Me Kilian Mbape, që është shumë pranë largimit, me Man. Junajtedin që siguroi shërbimet e Hojlund dhe “bavarezët” e Bajern Munihut, që janë shumë afër Hari Kejnit, tanimë PSZH mund të vazhdojë e qetë negociatat me “shqiponjat” gjermane, për një ndër lojtartët më të mirë të momentit.

LEXO EDHE:

Back to top button