Pas Ozillit, të enjtën pensionohet edhe yllli spanjoll

Mesut Ozil njoftoi tërheqjen nga futbolli. Ylli gjerman ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme ku është spikatur shumë për fantazinë dhe talentin e tij në fushën e blertë.

Tashmë thuhet se edhe Bojan Krkiç do të njoftojë zyrtarisht tërheqjen e tij ditën e nesërme. 32-vjeçari spanjoll pritet ta bëjë këtë në një konferencë për shtyp të planifikuar për nesër në mëngjes.

Pavarësisht moshës së tij, ish-sulmuesi i Barcelonës ka vendosur që aventura me skuadrën japoneze “Vissel Kobe”, të ishte e fundit e tij si lojtar. Krkiç ka pasur aftësi dhe talent, por nuk mundi dot kurrë të shpërthente.

LEXO EDHE:

Back to top button