“Pas përfundimit të masës së kufizimit të marzhës, nuk përjashtohet mundësia për rritje të çmimeve”

“Pas përfundimit të masës së kufizimit të marzhës, nuk përjashtohet mundësia për rritje të çmimeve”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Mos zbatimi i Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës ka bërë që tregtarët të manipulojnë me çmimet e produkteve ushqimore. Ekspertët thonë se pavarësisht miratimit të ligjit, ai nuk zbatohet edhe pse përfshirë dispozita me rekomandim të Komisionit Evropian. Abil Baush gjatë intervistës në Alsat tha se Qeveria edhe pse e ka fuqinë, nuk po ushtron pushtetin dhe kontrollin e saj si arbitër për rregullimin e tregut.

“Ky ligj duhej të fillon të zbatohet por nuk shoh rezultat se zbatohet. Do të duhet të zbatohet, të shihet se kush bën konkurrencë jo lojale dhe do të ndëshkoheshin ndërmarrjet që e bëjnë këtë. Por këtë duhet ta bën arbitri (Qeveria)”, tha Abil Baush, Ekspert ekonomik.

Ligji për mbrojtjen e konkurrencës u propozua në shtator dhe u miratua me procedurë të shkurtër. Veç rregullimit të tregut, dispozitat ligjore parashikojnë përforcimin e kushteve dhe autoritetit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës si trup i vetëm anti-monopol në shtet. Trupi që duhet të zbaton ligjin dhe të mbron konkurrencën ka për detyrim të analizon tregon dhe të rregullon zhvillimin e tregut që konkurrenca të jetë efikase.

“Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës kontrollon zbatimin e dispozitave të ligjit duke analizuar zhvillimin e tregut me qëllim zbatimin e konkurrencës efikase. Me ndryshimet e propozuara përforcohen kapacitetet e komisionit për mbrojtje të konkurrencës, përkatësisht (me rekomandim) parashikohen që katër anëtarë të jenë profesionist të fushës, për dallim të asaj që ishte deri tani me vetëm dy anëtarë. Dy anëtarë duhet të jenë ekonomist të diplomuar me të paktën 6 vjet përvojë punë”, thotw Ligji për mbrojtjen e konkurrencës.

Por ku mbeti fati i këtij komisioni. Të premten e kaluar është mbyllur konkursi. Zgjedhja e tyre pritet të ndodhë në Kuvend nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi garanton se anëtarët e rinj të komisionit do të zgjidhen në bazë të meritokracisë dhe përvojës.

“Normalisht, këtu bëhet fjalë interesi i qytetarëve dhe që të realizohet apo të kontrollohet zbatueshmëria e ligjit për praktika jo të drejta, normal që duhet të ketë persona adekuat dhe të përgatitur”, u shpreh Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Jo zyrtarisht, numri i kandidatëve që kanë aplikuar për këtë komision shkon rreth 20. Në mesin e tyre ka edhe kandidatë nga përbërjet e kaluara, veprimet e të cilëve ishin shkak që Komisioni Evropian të ndez dritën e kuqe dhe të kërkon kushte të reja.

Sipas informacioneve të Alsat, në mesin e kandidatëve ka edhe prej tyre që deri në momentin e mbylljes së konkursit nuk plotësojnë kushtet si: përvoja, sfera nga vijnë jurist ose ekonomisë, njohja e gjuhës angleze apo edhe janë anëtarë të partive politike ose pjesë e organeve partiake.

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ditë më parë garantoi se zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës do të bëhet përmes zbatimit të formulave të “vettingut” që nënkupton ekskluzivisht vetëm personat që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e tij./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button